Arbër Hoxha pas “perlës” kundër Jordanisë: I lumtur, por ka qenë periudhë e vështirë për mua!

Futboll

Arbër Hoxha pas “perlës” kundër Jordanisë: I lumtur, por ka qenë periudhë e vështirë për mua!

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 22:03
Arbër Hoxha

Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshje miqësore.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.

Pas këtij dueli ka folur Arbër Hoxha.

“Jam shumë i lumtur për golin e parë. Jam shumë i kënaqur. Po bëjmë mirë, edhe me fitoren me Serbinë.

Tani mendojmë për nëntorin.

Gjithmonë është vështirë për golin e parë, por shpresoj të vijnë edhe të tjerët.

Isha gjithmonë i dubluar pasi Jordania luajti me 5 dhe mundohesha të kaloja nga vija. Ka qenë periudhë e vështirë te klubi për shkak se janë ndërruar shumë trajnerë.

Ky që ka ardhur ka besim tek unë. E dinë të gjithë që lojtarët duan besim për të ecur përpara”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat