Duka: 2 fitore brenda 3 ditëve, një ndjesi krenarie që s’ka çmim

Futboll

Duka: 2 fitore brenda 3 ditëve, një ndjesi krenarie që s’ka çmim

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 12:42
Shqipëria

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në rrjetet sociale pas triumfit të kombëtares shqiptare, duke përgëzuar ekipin për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Jordanisë.

Në një postim të shkurtër, por plot emocion, Duka shkruan:

“Dy fitore brenda tre ditëve…

Një ndjesi krenarie që s’ka çmim.

Forca çuna, drejt Botërorit!”

Mesazhi i kreut të FSHF-së reflekton atmosferën e entuziazmit që po mbizotëron në kampin kuqezi pas rezultateve pozitive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat