Arsenali deklason Atleticon! 9 gola në Leverkusen e 8 në Eindhoven, Interi e City bindshëm

Futboll

Arsenali deklason Atleticon! 9 gola në Leverkusen e 8 në Eindhoven, Interi e City bindshëm

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 tetor 2025 Në ora: 20:52 Përditësuar në ora: 22:52 më 21.10.2025
Pamje nga ndeshja Arsenali - Atletico

PSG bombardon

Arsenali ka triumfuar me rezultat 4:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e xhiros së tretë të Champions League në futboll.

Pjesa e dytë ishte fatale për udhëtuesit.

Arsenali ngadhënjeu bindshëm duke iu falënderuar golave të lojtarëve Gabriel (57’), Martinelli (64’), Gyökeres (67' e 70’).

Rezultatet

Arsenali – Atletico (M) 4:0 (0:0)
Bayer (L) – PSG 2:7 (1:4)
Copenhagen – Dortmundi 2:4 (1:1)
Newcastle – Benfica 3:0 (1:0)
PSV – Napoli 6:2 (2:1)
Royale Union SG – Interi 0:4 (0:2)
Villareal - Manchester City 0:2 (0:2)
Barcelona - Olympiacos 6:1 (2:0)
Kairat - Almaty - Pafos 0:0 (0:0)

Manchester City kthehet me tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Villarealin.

Golat i realizuan Haaland (17'), Silva (40").

Kampioni në fuqi i Evropës, PSG e deklasoi me 7:2 Bayerin në Leverkusen.

Për PSG-n shënuan Pacho (7’). Doue (41’ e 45+3’), Kvaratskhelia (44’), Mendes (50’), Dembele (66’), Vitinha (90’) dhe për vendasit Garcia (38’ – nga penalltia e 54’).

Në minutën e 25-të, Grimaldo i Bayer Leverkusenit dështoi nga penalltia.

Bayer – PSG, ndeshje që u karakterizua me dy kartona të kuq, Andrich i Leverkusenit (32') e Zabarnyi i parisienëve (37').

Interi me lehtësi ngadhënjeu me rezultat 4:0 ndaj Royale Union SG vendas.

Denzel Dumfries (41'), Lautaro Martinez (45+1’), Calhanoglu (53' – nga penalltia), Esposito (76’) – realizuan për fitoren e thellë.

Dortmundi fitoi me rezultat 4:2 në konak të Copenhagenit.

Në minutën e 20-të, Dortmundi udhëheq 0:1 ndaj Copenhagenit, autor i golit Nmecha. Copenhagen barazoi, realizoi autogol (34’) Schlotterbeck.

Bensebaini në minutën e 61-të ishte i pagabueshëm nga penalltia, 1:2 për Dortmundin.

Në minutën e 77-të Nmecha shënon edhe golin e dytë të tij personal,(1:3) e Silva (87’) për 1:4 Dortmundin.  

Dadason realizon për 2:4 në minutën e 90-të.

Befasi e madhe është skuadra holandeze PSV e cila si vendas e tronditi me rezultat 6:2 Napolin.

Për Napolin realizoi McTominay (31'e 86’) dhe për vendasit Guus Til (36’), Saibari (39'), Man (64' e 80’), Pepi (87’) e Driouech (89’).

PSG kryeson me 9 pikë, pasojnë Interi 9, Arsenali 9, Dortmundi 7, Manchestr Ciyt 7 pikë etj.

Atletico pëson fiasko

(E plotësuar)  -  Minuta e fundit.

Rezultatet 

Arsenali – Atletico (M) 4:0 (0:0)
Bayer (L) – PSG 2:7 (1:4)
Copenhagen – Dortmundi 1:4 (1:1)
Newcastle – Benfica 3:0 (1:0)
PSV – Napoli 6:2 (2:1)
Royale Union SG – Interi 0:4 (0:2)
Villareal - Manchester City 0:2 (0:2)
Barcelona - Olympiacos 6:1 (2:0)
Kairat - Almaty - Pafos 0:0 (0:0)

85' 30 gola deri me tash.

81' Ndeshje me shumë gola.

89' Man realizon për 4:1 kundër Napolit.

77' Nmecha shënon edhe një gol për Dortmundin.

76' Esposito shton epërsinë e Interit.

75' Shumë gola deri me tash.

70' Gyökeres realizon. 4:0.

67' Gyökeres thellon rezultatin e Arsenalit, 3:0.

66' Dembele i jep goditje te rëndë Bayerit, 2:6.

64' Martinelli shënon për Arsenalin.

61’ Bensebaini realizon nga penalltia për Dortmundin, 1:2.

57' Gabriel kaloi në epërsi Arsenalin. 

56' Ndeshje atraktive.

54' Man realizon për 3:1 në favor të PSV-së.

54' Garcia shënon për Bayerin, 2:5.

53' Calhanoglu shënon nga penalltia për Interin, 0:3.

50' Mendes shënon për 1:5 në favor të PSG-së. 

47' Shumë gola në pjesën e parë.

Përfundojnë pjesët e para.

45+3 Doue shënon golin e dytë, Bayer - PSG 1:4. 

45+1 Lautaro Martinez i jep qetësinë Interit, 0:2.

44' Kvaratskhelia thellon rezultatin e skuadrës franceze.

41' Doue realizon për PSG-n.

41' Denzel Dumfries kalon në epërsi Interin.

\40" Silva thellon epërsinë e Manchester Cityt.

39' Saibari shënon për PSV-n. 

38' Garcia shënon nga penalltia, Bayer barazon.

Bayer – PSG, dy kartona të kuq, Andruch i Leverkusenit (32') e Zabarnyi i parisienëve(37').

36' PSV barazon em golin e Guus Til.

35” Ndeshje me rivalitet në Londër.

34' Copenhagen barazon, realizon autogol Schlotterbeck.

31' Napoli realizon në tokën holandeze, shënues McTominay.

27’ Arsenali – Atletico ende pa gola.

25' Grimaldo i Bayer Levrkusenit dështoi nga penalltia.

23’ Ndeshje të forta.

20’ Dortmundi udhëheq 0:1 ndaj Copenhagenit, autor i golit Nmecha.

17' Haaland  nuk ka të ndalur, shënon për Manchester Cityn.

13’ Pak gola deri me tash.

7' PSG kalon në epërsi në Leverkusen. Autor i golit Pacho.

6’ Nuk ka gola deri me tash.

3’ Ndeshje të nxehta.

Gjithçka gati.

Fermin Lopez shënues i trefishtë, Barcelona i shkakton debakël skuadrës greke 

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 6:1 ndaj Olympiacos Piraeus, në ndeshjen e xhiros së tretë të kualifikimeve në Champions League në futboll.

Futbollisti Fermin Lopez ka realizuar dy gola në pjesën e parë, në minutën e 7-të e të 39-të.

Në fillim të pjesës së dytë skuadra greke ngushtoi rezultat me golin e futbollistit El Kaabi, i cili ishte i pagabueshëm nga penalltia.

Olympiacos mbetet pa një lojtar nga minuta e 57-të, u përjashtua Hezze pas dy kartonëve të verdhë.
Lamine Yamal (68'), Rashford (74' e 79’) e Fermin Lopez (76’) – thellojnë fitoren në 6:1.

Barcelona renditet në vend të shtatë me 6 pikë e Olympiacos Piraeus në të 32-tin me 1.

Pafos habit, 86 minuta pa një lojtar e merr pikë në tokën kazake 

Skuadra Kairat Almaty nga Kazakistani e Pafos nga Qipro, përfundoi baras (0:0), në ndeshjen e xhiros së tretë të Champions League në futboll.

Të dy ekipet treguan lojë të mirë. 

Pafos mbetet pa një lojtar nga minuta e 4-të.

Correia u përjashtua direkt me karton të kuq.

Pafos përkundër se ishte pa një lojtar nga minuta e 86-të, importuan pikë.

Pafos është në vend të 26 -të me 2 pikë e Kairat Almaty në të 33-tin me 1 sosh.

Sfida të nxehta në Champions League

Do të startojnë në orën 21:00, shtatë duelet e vlefshme për Champions League.

Në fushë përveç dy sfidave Arsenal - Atletico Madrid dhe Royal Union SG-Inter, do të zbresin edhe shumë skuadra të tjera “big”, si PSG, Manchester City, Napoli,

Dortmund, që do të kërkojnë 3 pikët për të vijuar ecuritë pozitive.

Në këto përballje trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit, teksa spektakli pritet të jetë i garantuar.

Ndeshjet

Arsenali – Atletico (M)
Bayer (L) - PSG
Copenhagen - Dortmundi
Newcastle - Benfica
PSV - Napoli
Royale Union SG - Interi
Villareal - Manchester City
Barcelona - Olympiacos 6:1 (2:0)
Kairat - Almaty - Pafos 0:0 (0:0)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat