Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka dëshmuar lojë të mirë në përballje me Buduçnostin e Podgoricës, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në kuadër të 8-ës së finales së Kupës së Malit të Zi në futboll.
Fituesi i Kupës së Malit të Zi, Deçiqi, i dha goditje të rëndë kampionit në fuqi, Buduçnostit.
Ndeshja u luajt në stadiumin "Besa" në Tuz.
Futbollisti nga Kosova, Trimror Selimi, kaloi në mënyrë brilante Milan Vushuroviqin dhe Llazar Mijoviqin, gjeti Golluboviqin, i cili realizoj (1:0) në minutën e 38-të.
Më minutën e 49-të Momçillo Raspopoviq realizoj me kokë (1:1).
Vetëm pesë minuta më vonë erdhi reagimi i vërtetë i të besuarve të Nebojsha Jandriq, këtë herë Golluboviq bëri një pasim të shkëlqyeshëm, dhe rrjeta u tund nga "dhjetëshi" i ekipit vendas Asmir Kajeviq.
Deri në fund, skuadra shqiptare luajti me zgjuarsi, në minutën e 81-të Strikoviq shënoi për 3:1.
Petar Grbiq shënoi në minutën e 90-të pas një krosimi nga Marko Milickoviq, 3:2.
Deçiqi është kualifikuar në çerekfinale, ndërsa Buduçnosti eliminohet.
Presidenti i skuadrës shqiptare, Pal Dreshaj, po bën një punë të madhe në këtë mjedis, ku dëshmi e kësaj janë rezultatet.