Gjimshiti në gjurmët e rekordit historik në Bergamo

Futboll

Gjimshiti në gjurmët e rekordit historik në Bergamo

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 11:04
Berat Gjimshitit

Gjimshiti në gjurmët e rekordit historik në Bergamo!

Historia e Berat Gjimshitit në Bergamo do të jetë njëra prej atyre, e cila do të shërbejë si frymëzim për brezat pasardhës.

Prezenca e tij në takimin mes Atalanta-s dhe Slavia-s së Pragës ishte e 296 për klubin bergamask.

Në këtë drejtim 32-vjeçari është në rrugë të mbarë që të jetë pjesë e historisë së klubit pasi shumë shpejt mund të thyej rekordin e vendosur nga Rafael Toloi, i cili me 313 ndeshjet e tij është mbrojtësi me më shumë prezenca për Atalanta-n.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat