Barcelona përgatitet për klauzolën 30 milionëshe të Rashford

Futboll

Barcelona përgatitet për klauzolën 30 milionëshe të Rashford

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 12:30
Laporta e Rashford

Një nga sukseset e verës për Barcelonën ka qenë merkatoja. Joan García u bë protagonist menjëherë pas pagesës së 25 milionë eurove për klauzolën e tij. Adaptimi i një portieri është më i lehtë, por Rashford po tregon gradualisht vlerën e tij.

Të martën, ai luajti ndeshjen më të mirë që nga ardhja te Barcelona; shënoi 2 gola dhe fitoi penalltinë që e ktheu në gol Yamal.

Performanca e tij në Champions ka qenë e shkëlqyer, si ndaj Newcastle ku shënoi dy gola, që sollën fitoren. Rashford po përfiton nga mungesat e lojtarëve të tjerë dhe është gjithmonë në dispozicion të trajnerit Flick.

Barcelona duket se do ta aktivizojë opsionin e blerjes për 30 milionë euro, megjithëse vendimi përfundimtar do të varet nga vazhdimësia e formës së sulmuesit anglez gjatë sezonit. Për momentin e ka “kaluar klasën” plotësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat