Alonso “injoron” deklaratat e Yamalit: Reali përgjigjet në fushë

Futboll

Alonso “injoron” deklaratat e Yamalit: Reali përgjigjet në fushë

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 14:43
Xabi Alonso

Për Xabi Alonson dita e nesërme është e veçantë. Do jetë “El Clasico” i tij i parë në pankinën e Realit, pasi si lojtar ka luajtur shumë të tilla. Ai u shfaq tepër i relaksuar në konferencën për shtyp teksa u ndal te fenomeni Lamine Yamal, Kylian Mbappe, formacioni etj.

Sa i rëndësishëm është Bernabeu për nesër?

“Një Clasico është e veçantë. E para e këtij projekti. Ne kemi nevojë që stadiumi të ketë energjinë e ndeshjeve të mëdha, të na shtyjë përpara”.

Çfarë mendoni për fjalët e Lamine Yamal?

“Ndërsa u përgjigja, është një ndeshje mjaftueshëm e rëndësishme… mjaftueshëm e rëndësishme… (pauzë). Ka shumë përbërës që ne të luajmë mirë. Që ne ta shijojmë. Dhe kjo është ajo që na emocionon më shumë, nxitja më e madhe për nesër”.

Por a ju dukën fjalët e tij fyese?

“Jo, nuk do të hyj në këtë. Ka shumë deklarata nga tifozët e Barcelonës, dhe nuk mund t’i përmend të gjitha. Për ne, gjëja e rëndësishme është fusha e gjelbër, çfarë ndodh në fushë. Nga vijmë dhe çfarë na pret. Dhe si duam të luajmë ndeshjen e nesërme.

Kjo është ajo që më shqetëson më shumë dhe për çfarë kemi punuar”.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga Clasico-t e vitit të kaluar?

“Do të ketë situata të ngjashme, por është krejtësisht ndryshe. Ne duam të shfrytëzojmë pikat tona të forta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat