Brentford fuqi në Londër, hesht Liverpoolin 

Futboll

Brentford fuqi në Londër, hesht Liverpoolin 

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2025 Në ora: 23:06
Pamje nga ndeshja

Brentford tregon fuqinë në Londër, heshti kampionin  në fuqi të Anglisë, Liverpoolin, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në ndeshjen e javë së nëntë në Premier League në futboll.

Përballje e fortë deri në frymën e fundit dhe fitore me plot meritë e vendasve. 

Për Brendfortin shënuan Ouattara Da. (5'), Schade (45') e Thiago (60’ – nga penalltia) dhe për Liverpoolin shënuan Kerkez (45+6') e Salah (89').

Futbollistët e Brentfordit treguan lojë të madhe, duke udhëhequr me 2:0 dhe 3:1, në fund festoi me 3:2.

Liverpooli renditet në vend të gjashtë me 15 pikë e ka dy më shumë se Brentford në të dhjetin.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat