Interesim i lartë, bie nga sistemi faqja për blerjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Futboll

Interesim i lartë, bie nga sistemi faqja për blerjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 18:49
Kosova

Para pak minutash dolën në shitje biletat për ndeshjen Kosovës – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Ndërsa, pak minuta pas daljes në shitje, sajti për blerjen e biletave ka rënë nga sistemi.

Interesimi i lartë ka bërë që aktualisht faqja të mos jetë funksionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat