Heidenhem barazoi me rezultat 1:1 me Eintracht Frankfurtin, në takimin e javës së nëntë të Bundesliga I.
Portieri Diant Rama dhe Arijon Ibrahimoviç, u paraqitën nga minuta e parë për Heidenhemin.
Futbollisti nga Kosova, Ibrahimoviç, bëri lëvizje dinake ku pasoi topin në mes dy lojtareve të Eintracht Frankfurtit, ku Budu Zivzivadze shënoi për 1:0 në minutën e 32-të
Në minutën e 55-të Rasmus Kristensen nga afërsia shënoi me kokë në këndim e poshtëm të djathtë, ku portieri Diant Ramaj e shikoi vetëm me sy, 1:1.
Në minutën ne 86-të portieri Diant Ramaj reagoi për bukur duke e dëbuar topin me maje të gishtërinjve në korne, shpëtoi portën e Heidenhemit.
Leart Paçarada i mungoi Heidenhemit për shkak të lëndimit.
Pas javës së nëntë në Bundesliga I, Heidenhem është në fund me 5 pikë e Eintracht në të 6-tin me 14 sosh.