Liverpooli i kthehet qetësisë, fiton ndaj Aston Villës

Futboll

Liverpooli i kthehet qetësisë, fiton ndaj Aston Villës

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Liverpooli pas një krize të thellë të rezultateve, pas katër humbjeve rresht në kampionat, megjithatë i kthehet qetësisë. 

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Aston Viillës, në takimin e javë së 10-të të Premier League në futboll. 

Fitore që ia qetëson sado kudo zemrën edhe trajnerit Arne Slot.

Golat i realizuan Salah (45+1') e Gravenberch (58').

Liverpooli zë vendin e tretë me 18 pikë e Aston Villa të 11-tin me 15 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat