Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 10-të të kampionatit

Futboll

Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 10-të të kampionatit

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 14:15
Formacioni

Java e 10-të e Kategorisë së Parë u mbyll mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Skënderbeu – Korabi, që u fitua nga korçarët vetëm në fund me rezultatin 3-2.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave, sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është gardiani i Pogradecit, Marin Staniq.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ergi Zenullari (Skënderbeu), Alessandro Kacbufi (Kastrioti), Franci Lala (AF Luftëtari), Patrik Fetaj (Burreli).

Në mesfushë janë Orgi Cena (Laçi), Paolo Kasmollari (Pogradeci), Xhafer Hodo (Kastrioti).

Joel Aiyetoya Osikel i Ilirisë mbështet në sulm Rodrigo Migonen e Besës dhe Taulant Markun e Korabit.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Besës së Kavajës, Shpëtim Duro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat