Juxhin Xhaja kryesori i ndeshjes FC Basel-FCSB

Futboll

Juxhin Xhaja kryesori i ndeshjes FC Basel-FCSB

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 14:57
Juxhin Xhaja

UEFA i ka besuar një skuadre arbitrash nga Shqipëria ndeshjen mes FC Basel dhe rumunëve të FCSB. Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i takimit, i cili do të luhet të enjten në orën 18:45.

Në këtë duel Xhaja do të ndihmohet nga vijërojtësit Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo.

Ndërsa arbitri i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj.

Sa i përket dhomës së VAR, italiani Michael Fabbri do të ndihmohet nga asistenti Kreshnik Bajramaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat