Kampioni i Kosovës shokon irlandezët 

Futboll

Kampioni i Kosovës shokon irlandezët 

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 22:35
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilani, ka shënuar fitoren e parë pas dy barazimeve rresht në Conference League në futboll.

Fitore që nuk matet as me ari për faktin se u arrit në kryeqytetin e Republikës së Irlandës, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Shelbourne FC.

Futbollisti Almir Ajzeraj ka lënë të heshtur skuadrën e Republikës së Irlandës, dike shënuar nga rreth 17-18 në këndin e poshtëm të majtë, 0:1 në minutën e 58-të.

Duhet theksuar edhe pjesën e parë ku kapiteni i Dritës Rron Broja kishte rastin më të mirë për gol, mirëpo goditja me kokë e tij u ndal në shtyllën kundërshtare.

Nga ana tjetër, Shelbourne mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 16-të kur James Norris ndërhyri në mënyrë të ashpër ndaj Almir Ajzerajt.

Duhet veçuar edhe portierin Faton Malokun që ka pas intervenime jashtëzakonisht të mira.

Fitore e madhe e djelmoshave të Zekirja Ramadanit.

Pas xhiros së tretë, Drita renditet në vend të 13-të me 5 pikë e Shelbourne në të 30-tin me 1 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat