Xherdan Shaqirit i ndodh e papritura! Portieri i Kosovës e la pa fjalë 

Futboll

Xherdan Shaqirit i ndodh e papritura! Portieri i Kosovës e la pa fjalë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 nëntor 2025 Në ora: 15:28
Xherdan Shaqiri

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka qenë i pafat në minutën e 27-të në përballje me Luganon, në kuadër të elitës së futbollit zviceran.

Shaqiri rrallë e për madh i ngjan që të humb penalltinë, por kësaj radhe “fajtor” është portieri i kombëtares së Kosovës Amir Shaipi.

“Pesë minuta më vonë, ishte padyshim një prekje me dorë nga Bislimi i Luganos, dhe kështu FC Baselit iu akordua penallti. 

Image

Momenti kur portieri Amir Shaipi priti penalltinë e Xherdan Shaqirit 

Megjithatë, gjuajtja e Shaqirit u prit nga Shaipi.

 Për pesëmbëdhjetë minutat e fundit, FC Baseli dominoi qartë, por dështoi vazhdimisht të thyente mbrojtjen e fortë të Luganos”, shkruan mes të tjera media zvicerane”20 min”.

Xherdan Shaqiri është titullar të Baseli sikur edhe portieri Amir Shaipi e Uran Bislimi te Lugano.

Skuadra e Luganos ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Baselit.

Portieri i Luganos, Amir Shaipi, është trim i ndeshjes.

Amir Shaipi e Uran Bislimi u paraqitën standardë për Luganon. 

Autor i golit: Behrens në minutën e 62-të.

Albian Ajeti u aktivizua nga minuta e 56-të për Baselin.

Shaipi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 86-të.

Pas javës së 12-të në Kampionatin e Zvicrës, Baseli renditet në vend të 2-të me 22 pikë e Lugano në të katërtin me 19 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat