Edlir Tetova tregon arsyen: Kartoni i kuq!

Futboll

Edlir Tetova tregon arsyen: Kartoni i kuq!

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 19:42
Tetova

Elbasani dhe Egnatia u përballën ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-0, në favor të vendasve.

Pas këtij dueli, ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Mendoj se kartoni i kuq bëri diferencën, lojën e kishim në kontroll. Mendoj se çdo gjë në pjesën e parë shkoi mirë, por kartoni i kuq sa filloi pjesa e dytë, prishi ekuilibrat. Ne u përpoqëm, të bënim lëvizjet tona, por pa sukses.

Kartoni i kuq i Jaime, na prishi shumë ekuilibrat. Është e çuditshme, që nga nis sulmi është lojtari ynë që i jep topin futbollisitit të Elbasanit, por i ka futbolli këto situata.

Elbasani këtë lojë ka, vertikalizime për Tsague. Pastaj luajnë në krahun e djathtë me uingerin. Në pjesën e parë nuk kemi marrë asgjë, ia dolëm mirë. Por siç e patë, ndikoi kartoni i kuq. Munduam disa ndryshime, por s’kishin rezultat.

Ju shqetëson që nuk fitoni përballë rivalëve, Elbasani, Vllaznia, Dinamo? Normalisht, jemi me karton të kuq në këto ndeshje. Është e vështirë të fitosh me karton të kuq. Na duhet punë akoma, duhet besim për të mbrojtur titullin”, tha Tetova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat