Guardiola pas fitores ndaj Liverpool-it: Ishim fantastik

Futboll

Guardiola pas fitores ndaj Liverpool-it: Ishim fantastik

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 10:48
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pas fitores bindëse 3-0 ndaj Liverpoolit.

Në ndeshjen e luajtur të dielën, “Qytetarët” dominuan rivalin historik, me Erling Haaland që shënoi pas një penalltie të humbur, ndërsa Nico Gonzalez dhe Jeremy Doku vulosën fitoren.

Pas ndeshjes, Guardiola, i cili shënoi edhe paraqitjen e tij të 1,000-të si trajner, lavdëroi mënyrën e lojës së ekipit të tij.

“E dua futbollin me pasime të shkurtra, me presion të lartë për ta rimarrë topin shpejt. Në pjesën e parë ishim shumë mirë në sulm e në mbrojtje. Në pjesën e dytë humbëm disa topa që e bënë më të vështirë lojën, por qëndrimi i djemve ishte fantastik”, tha Guardiola.

Ai shtoi se fitorja ndaj Liverpoolit është një dhuratë e mrekullueshme për të dhe për stafin e tij, duke theksuar respektin për rivalët e mëdhenj të viteve të fundit.

“Ka qenë bukur të përballemi me ta – me Virgilin, Robertsonin, Salah – kemi bërë 1,000 beteja. Ishte një mbrëmje e veçantë, me fëmijët e mi në stadium”, theksoi strategu spanjoll.

Manchester City vazhdon kështu serinë pozitive në Premier League, duke ruajtur ritmin në garën për titull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat