Sinani operohet, pritet rikthimi sa më i shpejt në fushë

Futboll

Sinani operohet, pritet rikthimi sa më i shpejt në fushë

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 12:11
Egzon Sinani

Klubi futbollit Dukagjini ka bërë me dije se Egzon Sinani pritet së shpejti rikthehet në fushën e lojës. 

Sinani u lëndua në përballjen me Ferizajn, ku Dukagjini ngadhënjeu me rezultat 1:0.

Dukagjini e mban vendin e katërt me 20 pikë të mbledhura.

“Gjatë ndeshjes ndaj KF Ferizaj, futbollisti ynë Egzon Sinani pësoi një këputje të tendinit të Akilit (Ruptura tendinis Achillis).

Intervenimi kirurgjikal u realizua me sukses nga Dr. Lavdim Berisha, në Spitalin Royal Medical në Prishtinë.

Egzonit i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë në fushë.

Jemi me ty në çdo hap të rikuperimit sepse karakteri i fortë i Dukagjinit shfaqet më shumë pikërisht në momentet e vështira!”, njofton KF Dukagjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat