Selektori italian kërkon ndryshimin e kualifikuesve në Europë

Futboll

Selektori italian kërkon ndryshimin e kualifikuesve në Europë

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 20:02
Gatuzo

Italia do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të Botërorit e ndërgjegjshme që për të shkuar në SHBA në vitin e ardhshëm duhet të kalojë nëpërmjet play-off.

Dhe trajneri Rino Gatuzo, është dukshëm i mërzitur për mënyrën se si funksionojnë kualifikueset, pasi në disa vende të botës, të shkosh në fazën finale të turneut është shumë më e thjeshtë.

“Nuk kemi asnjë keqardhje. Të fitojmë do të na ndihmojë të fitojmë, duhet të kuptojmë mirë kriteret, tani e kemi radhën ne

Por të shohësh Amerikën e Jugut ku 6 skuadra në 10 shkojnë direkt në Botëror dhe e shtata bën play-off ndaj Oqeanisë, bën që të kesh pengje. Ky është zhgënjim, është nevoja që të sistemohet diçka në këtë aspekt”, tha Gatuzo, i cili gjithsesi paralajmëroi se sfida e nesërme ndaj Moldavisë nuk ishte e thjeshtë.

“Nuk ka asgjë që është e thjeshtë, nuk ka nevojë të kthehesh shumë prapa në kohë, kujtoni ndeshjen e katër muajve më parë.

Shumë njerëz kanë në mendje humbjen e tyre 11-1 ndaj Norvegjisë, por nuk janë njerëz të pastrehë. Kanë vështirësitë e tyre, por nesër nuk do jetë një shëtitje”, tha Gatuzo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat