FC Prishtina 01 pritet nga kryeministri Albin Kurti 

Futboll

FC Prishtina 01 pritet nga kryeministri Albin Kurti 

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 17:23
Bledion Bryma e kryeminisri Albin Kurti

Klubi më i suksesshëm në futsall në Kosovë, Prishtina 01 është pritur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Prishtina 01 ka shënuar rezultate të lakmueshme edhe në garat e Champions League.

Kryeministri Kurti ka përgëzuar ecurinë e këtij klubi.

Image

Foto e përbashkët

“Sot, FC Prishtina 01 pati nderin të pritet nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili na uroi për sukseset e jashtëzakonshme, si në arenën vendore, ashtu edhe ndërkombëtare.

Ai vlerësoi arritjen tonë madhore, duke qenë në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës në futsall, dhe na motivoi për të vazhduar të përfaqësojmë Kosovën me krenari. 

Image

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i klubit, Bledion Bryma, drejtori sportiv, Oso Gjinovci, trajneri Haki Ahmeti me stafin e tij, si dhe lojtarët – faktorët kryesorë për sukseset e arritura dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm të ekipit.

FC Prishtina 01 e falënderon Kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme, për besimin dhe motivimin që i jep skuadrës, duke na inkurajuar të synojmë rezultate edhe më të larta në sfidat e ardhshme, si në nivel vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina 01.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat