Shqipëria mund të sigurojë një vend në Play Off

Futboll

Shqipëria mund të sigurojë një vend në Play Off

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 20:06
Formacioni

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar të skuadrës kuqezi për sfidën e sotme kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në portë titullar do të jetë Strakosha.

Në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani, Shehu dhe Laçi. Broja-Manaj-Hoxha do të plotësojnë repartin e sulmit.

Shqipëria mund të sigurojë një vend në Play Off, që mbrëmjen e sotme, nëse fiton në transfertën kundër Andorrës dhe Serbia mposhtet nga Anglia në ndeshjen tjetër të Grupit K.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat