Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë

Futboll

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 13:11
Kosova

Kosova sonte luan një nga ndeshjet më të rëndësishme.

”Dardanët” përballen me kombëtaren e Sllovenisë, në kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stozice”, në Ljublanë, më fillim nga ora 20:45.

Kosovës i mjafton një pikë për të siguruar play-offin, derisa nëse arrin fitore do të jetë në garë për vendin e parë, ku ndeshjen e fundit do të përballet me Zvicrën, e cila është kundërshtare direkte.

Selektori i Kosovës, Franco Foda tashmë duket se ka vendur për 11-shen startuese ndaj Sllovenisë.

“Dardanët” pritet të luajnë me formacionin 5-3-2, i cili mund të ndryshoj shpejtë edhe në 3-5-2.

Një mungesë e madhe e Kosovës do të jetë portieri Aro Muric, i cili nuk ka drejt loje për shkak të kartonëve, derisa vendin e tij do ta zë Amir Shaipi.

Një mungesë e madhe e Kosovës do të jetë portieri Aro Muric, i cili nuk ka drejt loje për shkak të kartonëve, derisa vendin e tij do ta zë Amir Saipi.

Kapiteni Amir Rrahmani pritet të rikthehet në mbrojte, pasi mungoi në ndeshjet e muajit tetor, për shkak të lëndimit.

Dy yjet, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica edhe sonte nuk pritet të jenë në formacionin startues.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Amir Shaipi, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Albian Hajdari, Amir Rrahmani, Dion Gallapeni, Florent Muslija, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeqaj, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat