Shkëndija fiton në Strugë, fundos edhe më shumë Shkupin

Futboll

Shkëndija fiton në Strugë, fundos edhe më shumë Shkupin

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 14:56
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së 12-të ndaj Shkupit, e cila u luajt në Strugë.

Tetovarët arritën fitore me rezultat 2:1 ndaj Shkupit, në kuadër të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Përderisa Shkëndija afrohet tre pikë me liderin Vardarin e Shkupit, Shkupi është fundosur në renditje me vetëm një pikë.

Për Shkupin shënoi Luis Ribeiro (57’) dhe për Shkëndijen Fetai (72’) shënoi me kokë dhe Latifi (80’) pas asistimit të futbollistit Tamba.

Shkupi po kalon rezultatet më të errëta në histori, 1 barazim e 12 humbje për 13 javë.

Vardari kryeson me 33 pikë, pasojnë Struga Trim Lum me 32, Shkëndija 30, Sileksi 25, Bashkimi 22 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat