Avdullahu pas fitores në Slloveni, flet edhe për Xhakën

Futboll

Avdullahu pas fitores në Slloveni, flet edhe për Xhakën

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 00:01
Leon Avdullahu

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas arritjes historike së play-offit të Botërorit të vitit 2026.

Ai ka thënë se kjo është një arritje e madhe, teksa ka një mesazh për Zvicrën.

“Një arritje shumë e madhe, historike, ende nuk kemi arritur ku dojmë me arrit. Kemi forcë me arrit në Botëror, është e vështirë. Kemi me ia tregua na krejt Kosova Zvicrës se sa jena të fortë”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai iu kundërpërgjigj deklaratës së Granit Xhakës, i cili tha se Avdullahu e Hajdari nuk do të kishin vend te Zvicra.

“I uroj vetëm suksese atij, s’kam kurrfarë deklarate ndaj tij”, përfundoi Avdullahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat