Pulisic ndal bisedimet, pa Champions nuk firmos!

Futboll

Pulisic ndal bisedimet, pa Champions nuk firmos!

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 15:52
Pulisic

Bisedimet mes Christian Pulisic dhe Milanit për rinovimin e kontratës janë ndalur për momentin.

Sipas Calciomercato.com, amerikani nuk do të firmosë pa pasur garanci që ekipi do të kualifikohet në Champions League sezonin tjetër.

Milani është gati ta shpërblejë Pulisic me kontratë të re deri pas vitit 2027 dhe rritje page nga 4.4 në 5.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, lojtari është zhgënjyer nga rezultatet dhe vendosi të presë deri kur të sigurohet objektivi madhor, shkruan Gazeta Express.

Emërimi i Massimiliano Allegri-t e ka bindur pjesërisht, por Pulisic kërkon futboll elitar. Prioriteti i tij mbetet të qëndrojë në San Siro, por rinovimi do të varet nga Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat