Guardiola shet një portier për të arritur te mbrojtësi i djathtë i preferuar

Futboll

Guardiola shet një portier për të arritur te mbrojtësi i djathtë i preferuar

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 18:43
Guardiola

Manchester City po përgatit një blerje të madhe për merkaton e janarit.

Sipas TEAMTalk, bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Tino Livramento, i cili luan te Newcastle.

Newcastle pati mundësinë ta shiste në verën e shkuar, por refuzoi. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2028.

E vetmja mënyrë me të cilën Pep Guardiola ta blejë mbrojtësin anglez është portieri James Trafford, për cilin Newcastle vazhdon të jetë shumë i interesuar.

Pra, një shkëmbim. City mund ta përdorë portierin si pjesë të marrëveshjes për Livramenton, i cili vlerësohet 55 mln paundë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat