Uran Bislimi përjashtohet me karton të kuq në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Uran Bislimi përjashtohet me karton të kuq në Kampionatin e Zvicrës

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 23:21
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Uran Bislimi, ka pasur mbrëmje jo të mirë në Kampionatin e Zvicrës. 

Futbollisti u përjashtua me karton të kuq në minutën e 74-t.

Megjithatë skuadra e tij, Lugano ngadhënjeu në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj liderit të kampionatit, Thun.

Mysafirët ndonëse me një futbollist më pak, realizuan në minutën e 86-të përmes futbollistit  Claudio Cassano. 

Portieri Amir Shaipi u paraqit titullar për Luganon dhe Kastriot Imeri u zëvendësua në minutën e 75-të me Valmir Matoshin te Thun.

Pas javës së 14-të Thun kryeson me 31 pikë dhe Lugano është në vend të katërt me 22 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat