Arsimi i Çegranit kthen kokulur kampionin e Maqedonisë Veriut

Futboll

Arsimi i Çegranit kthen kokulur kampionin e Maqedonisë Veriut

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 14:51
Pamje nga ndeshja

Arsimi i Çegranit ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj kampionit në fuqi, Shkëndijes së Tetovës, në takimin e javës së 14-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.  

Kampioni i Maqedonisë kthehet kokulur nga Struga.

Shefi Shefiti, Alban Taipi dhe Xhemil Jahiji, shënuan për fitoren e Arsimit.

Arsimi ndali tre pikë të mëdha në luftë për të ikë nga pjesa e poshtme e tabelës.

Shkëndija renditet në vend të tretë me 30 pikë e Arsimi në të gjashtin me 18 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat