Arsenali tregon se kush është shefi i kryeqytetit! Eze shënon het-trik 

Futboll

Arsenali tregon se kush është shefi i kryeqytetit! Eze shënon het-trik 

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 19:20
Arsenali

Arsenali po kalon formë jashtëzakonisht të mirë. 

"Topçinjtë" treguan se kush është shefi i kryeqytetit.

Arsenali ngadhënjeu në derbin e Lodrës me rezultat 4:1 ndaj Tottenhamit.

Për Arsenalin realizuan futbollistët Trossard (36'), Eze (41', 46' e 76’) dhe për Tottenhamin Richarlison (56'). 

Richarlison shënoi gol spektakolar nga 37-38 metra.

Tottenham nuk doli me pikë nga stadiumi "Emirates", Arsenali kryeson me 29 pikë e Tottenham renditet në vend të nëntë me 18 pikë pas javës së 12-të në Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat