Liverpooli nuk ndalet, kërkon sulmuesin e Bournemouth

Futboll

Liverpooli nuk ndalet, kërkon sulmuesin e Bournemouth

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 16:38
Semenyo

Sipas mediave angleze, Liverpooli ka vënë në shënjestër Antoine Semenyon për merkaton e dimrit.

Sulmuesi i Bournemouth po zhvillon një sezon të shkëlqyer, me gjashtë gola dhe tre asistime në 11 ndeshje të Premier League, formë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e “Reds”.

Klubi i Jurgen Kloppit raportohet se ka nisur kontaktet e para për të testuar terrenin dhe për të kuptuar hapësirat e një transferimi të mundshëm. Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i lehtë:

Semenyo ka kontratë deri në vitin 2030 dhe largimi i tij mund të realizohet vetëm duke paguar klauzolën prej 70 milionë paundësh.

Interesi për sulmuesin ganez nuk vjen vetëm nga Liverpooli; edhe disa skuadra të tjera të Premier League po monitorojnë situatën, duke paralajmëruar një garë të fortë në merakton e janarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat