Humbja nga Chelsea i prish Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjesh

Futboll

Humbja nga Chelsea i prish Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjesh

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 11:35
Barcelona

Seria e ndeshjeve me gola nga Barcelona ka marrë fund, pas humbjes nga Chelsea të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Mbrëmë, skuadra katalanase pësoi një humbje 3-0 nga Chelsea në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e parë që nga 15 dhjetori 2024 që Blaugranët nuk kanë arritur të shënojnë kundër kundërshtarëve të tyre, kur humbën ndaj Leganes me rezultat 0-1.

Që atëherë, Barcelona kishte shënuar të paktën një gol në 53 ndeshje radhazi.

Barcelona dështoi të shënonte në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga 7 nëntori 2023, kur humbën ndaj Shakhtar Donetsk (0-1).

Pas kësaj, katalanasit shënuan në 22 ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve - seria e tyre më e gjatë e shënimit të golave në këtë garë që nga ajo që kishin midis viteve 2009 dhe 2012 (29 ndeshje me gola).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat