Kylian Mbappe, si i çartur
Arsenali ka fituar derbin e madh të Champions League në futboll, me rezultat 3:1 ndaj kampionit në fuqi të Gjermanisë.
Ndeshje e luftuar në “Emirates” të Londrës, fitore e madhe e Arsenalit, e cila kryeson me 15 pikë ose me të gjitha fitore, gjithsej pesë.
Arsenali kryeson me 15 pikë, pasojnë PSG ne 12, Bayern 12, Interi 12, Reali 12, Dortmundi 10, Chelsea 10. Sporting 10, Manchester City 10. Atalanta 10. Newcastle 9, Atletico Madrid 8, Liverpool 9, Galatasaray 9, PSV 8, Tottenham 8, Bayer 8, Barcelona 7, Qarabag 7, Napoli 7, Marseille 6, Juventusi 6, Monaco 6, Pafos 6, Royale Union SG 6 pikë etj.
Ndeshjet
Arsenali - Bayerni 3:1 (1:1)
Atletico - Interi 2:1 (1:0)
Eintracht - Atalanta 0:3 )0:0)
Liverpool - PSV 1:4 (1:1)
Olympiacos - Real 3:4 (1:3)
PSG - Tottenham 5:3 (1:1)
Sporting - Club Bruygge 3:0 (2:0)
Copenhagen - Kairat Almaty 3:2 (1:0)
Pafos - Monaco 2:2 (1:2)
Për Arsenalin shënuan Timber (22’), Madueke (69’), Martinelli (76’) dhe për Bayernin Karl (32').
Liverpooli turpërohet në “Anfield”, duke pësuar humbje me rezultat 4:1 nga ekipi holandez, PSV.
Për Liverpoolin shënoi Sboboszlai (16’) dhe për PSV-n realizuan Perishiç (6’ – nga penalltia), Guus (56’), Driouech (73' e 90+2’).
Atletico Madridi ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Interit.
Alvarez shënoi në minutën e 12-të e Gimenez në atë të 90+3 për Atleticon dhe Ziellinski në minutën e 54-t për Interin.
Kylian Mbappe ka realizuar katër gola në përballjen në Athinë.
Reali ngadhënjeu me rezultat 4:3 ndaj Olympiacosi.
Kylian Mbappe (22’, 24’ e 29’ e 60’) shënoi për Realin dhe Chiquinho (8'), Taremi (52’), El Kaabi (81') për ekipin grek.
Dramë në Paris, kampioni në fuqi i Evropës, PSG ka triumfuar me përmbysje me rezultat 5:3 ndaj Tottenhamit.
Për PSG shënuan Vitinha (45’ e 53’ e 76’-nga penalltia), Ruinz (59’), Pacho (65’) dhe për Tottenhamin Richarlison (35') e Kolo Muani (50’ e 72’).
Atalanta shpërtheu në pjesën e dytë në konak të Eintracht Frankfurtit, duke e deklasuar me rezultat 3:0.
Golat i realizuan Lookman (60'), Ederson (62'), De Ketelaere (65').
Berat Gjimshiti u paraqit 74 minuta për Atalantën.