Drita - Shkëndija, Hyseni dhe Kasami shkëmbyen fanellat e ekipeve

Futboll

Drita - Shkëndija, Hyseni dhe Kasami shkëmbyen fanellat e ekipeve

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 18:56
Kasami e Hyseni

Para ndeshjes së mbrëmjes së sotme në kuadër të Ligën e Konferencës, mes Shkëndijës së Tetovës dhe Dritës së Gjilanit, janë takuar kryetarët e dy komunave nga vijnë klubet. Kreu i Tetovës, Bilall Kasami ka vizituar kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin.

“Sot pata kënaqësinë që ta vizitoj Gjilanin, ku u prita nga kryetari i Komunës së Gjilanit, miku im Alban Hyseni.

E urova Hysenin për rizgjedhjen në krye të Gjilanit duke e marrë besimin për herë të dytë.

Biseduam për bashkëpunimin mes dy qyteteve tona, duke nënvizuar përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të deritanishëm me projekte të reja të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë.

Në prag të derbit shqiptar në Ligën e Konferencës sonte, mes Shkëndijës së Tetovës dhe Dritës së Gjilanit, shkëmbyem fanellat e ekipeve dhe i dëshiruam fat dy skuadrave tona në ecurinë e tyre në Evropë”, ka shkruar Kasami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat