Shkupit nuk i ndahen humbjet, mposhtet me 6:1

Futboll

Shkupit nuk i ndahen humbjet, mposhtet me 6:1

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 14:48
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shkupit ka pësuar humbjen e 14-të nga 15 ndeshje në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shkupi ka vetëm një barazim deri me tash, duke u ngujuar në fundin e renditjes me 1 pikë.

Shkupi ka pësuar humbje me rezultat 6:1 nga Vardari në Shkup. 

Zakariq shënoi në minutën e 36-të e 37-të, Talevski (47’), Omeragiq (57’, 79’ e 84') dhe për Shkupin Stankovski (71’).

Vardari kryeson me 39 pikë, pason Struga TL me 38.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat