Gati për rikthimin, mbrojtësi i Kombëtares drejt aktivizimit në Kupë

Futboll

Gati për rikthimin, mbrojtësi i Kombëtares drejt aktivizimit në Kupë

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 17:11
Marash Kumbulla

Mallorca do përballet me Numancia në Kupën e Spanjës, në sfidën që luhet të martën.

25-vjeçari Marash Kumbulla mund të luajë në këtë takim, çka ka lënë të kuptohet edhe trajneri i skuadrës, Jagoba Arrasate, në konferencë për shtyp.

Kumbulla vjen pas një periudhe të gjatë jashtë fushe për shkak dëmtimi dhe takimi ndaj Numancias duket i duhuri për rikthimin.

Mbrojtësi i kombëtares ka luajtur vetëm 4 ndeshje në këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat