Xherdan Shaqiri tregon për varfërinë e tij si fëmijë dhe për dhuratën e parë interesante

Futboll

Xherdan Shaqiri tregon për varfërinë e tij si fëmijë dhe për dhuratën e parë interesante

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 13:00
Xherdan Shaqiri

Ylli i futbollit Xherdan Shaqiri me ekipin e Baselit synojnë që të mbrojnë titullin e kampionit në Zvicër dhe për paraqitje sa më të mira në Europa League.

Ish ylli i kombëtares së Zvicrës, aktualisht kapiten i Zvicrës, tregon për varfërinë e tij s fëmijë,

Shaqiri tregoi në një format të ri nga “SRF Kids”, ku i tha gazetares njëmbëdhjetëvjeçare, Linës

“Dhurata ime e parë për ditëlindje ishte fanella e Ronaldos me Brazilin. Nuk ishte origjinale, por isha shumë i lumtur”.

“Pagesa për anëtarësim në Basel ishte e papërballueshme për prindërit e mi. Prandaj, unë dhe vëllai im duhej të shkonim në punë që të mund t’i paguanim ato”, ka nënvizuar Shaqiri.

“Më bëri të ndihesha i shqetësuar dhe disi i turpëruar”, tregon Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat