Giaccherini ka disa fjalë për Edon Zhegrovën: Erdhi vonë

Futboll

Giaccherini ka disa fjalë për Edon Zhegrovën: Erdhi vonë

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 11:43
Emanuele Giaccherini,e Edon Zhegrova

Emanuele Giaccherini, ish-lojtar i Juventusit dhe Napolit, ka folur për “Tuttosport” rreth periudhës së tij te bardhezinjtë dhe për gjendjen aktuale të skuadrës së Luciano Spalletti-t.

Ai e përshkroi aventurën te Juventusi si një kapitull të paharrueshëm në karrierën e tij:

“Kur flasim për Juven, më rikthehen shumë kujtime.

Dy vite mes më të bukurave të jetës sime: fitore, kampionë të mëdhenj dhe emocionet e Champions-it”.

“Vinin nga vite të vështira dhe askush nuk na shihte favoritë, por fituam me meritë. Në vitin e dytë erdhi shpërthimi i Pogba-së…

Unë mora kënaqësitë e mia”.

Duke analizuar situatën aktuale, ai ndaloi edhe te futbollistët David dhe Zhegrova:

“David-in e pashë shumë mirë ndeshjen e fundit, shënoi. Te Lille ishte gjithmonë lojtar i fortë.

Kenan mund të jetë qendërsulmuesi klasik: mjafton të shikoni gola që shënoi ndaj Cagliarit, lëvizje prej numri 9.

Në rolin e tij mund të aktivizohet edhe Zhegrova”.

Giaccherini u ndal posaçërisht te Edon Zhegrova, duke e vlerësuar lart:

“Ka veprime prej ‘ylli’ të madh dhe talent të jashtëzakonshëm.

Çështja që mbetet është forma fizike: duhet ta çojmë në 100%.

Dhe kjo arrihet vetëm duke luajtur.

Sezonin e kaluar pati lëndime serioze dhe erdhi vonë në afatin kalimtar.

Me pak minuta më shumë, do të gjejë vazhdimësi”.

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për ‘yllin’ e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat