Emocione
Emocion të mëdha në shortin që u tërhoq në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kombëtaret mësojnë rivalët që do të përballen në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror në futboll, që mbahet vitin e ardhshëm.
Në rast se Kosova kualifikohet do të jetë në Grupin D me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguain dhe Australinë.
Në “play-off” të Botërorit është edhe Shqipëria, që nëse kualifikohet do të jetë në Grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Kapiteni Granit Xhaka me Zvicrën janë në grupin B, ku janë edhe Kanada, Katari dhe një kombëtare që del fitues në play-off që luhet në muajin mars.
Kampionati Botëror do të fillojë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik 2026.
Grupi A
Meksika
Afrika e Jugut
Koreja e Jugut
FIFA Play - off
Grupi B
Kanada
FIFA Play - off
Katari
Zvicra
Grupi C
Brazili
Haiti
Maroku
Skocia
Grupi D
SHBA
Paraguai
Fituesi i play-off-it, Kosova, Sllovakia, Rumania ose Turqia
Australia
Grupi E
Gjermania
Curaçao
Bregu i Fildishtë
Ekuadori
Grupi F
Holanda
Japonia
FIFA Play - off
Tunizia
Grupi G
Belgjika
Egjipti
Irani
Zelanda e Re
Grupi H
Spanja
Bregu i Fildishtë
Arabia Saudite
Uruguai
FIFA Play - off
Grupi I
Franca
Senegali
Norvegjia
FIFA Play - off
Grupi J
Argjentina
Algjeria
Austria
Jordania
Grupi K
Portugalia
Uzbekistani
FIFA - Play
Kolumbia
Grupi L
Anglia
Kroacia
Gana
Panama