Skënderbeu pret në shtëpi Pogradecin, Laçi luan me Korabin

Futboll

Skënderbeu pret në shtëpi Pogradecin, Laçi luan me Korabin

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 18:16
Ndeshjet

Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të luhet të dielën dhe të hënën.

Më 7 dhjetor janë programuar pesë takime.

Në orën 13:30, Kukësi do të përballet në shtëpi me Ilirinë, ndërsa Apolonia, pas tre fitoreve radhazi, do të luajë në transfertë me Kastriotin.

Në Gjirokastër zhvillohet ndeshja AF Luftëtari – Lushnja, ndërsa Korabi do të përballet me Laçin.

Po të dielën, në orën 15:30, Skënderbeu kryesues pret Pogradecin në Korçë.

Java e 15-të do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa – Burreli, që do të luhet në orën 13:30.

Kategoria e Parë, java 15

Kukësi – Iliria   07.12.2025 13:30

Kastrioti – Apolonia    07.12.2025 13:30

AF Luftëtari – Lushnja  07.12.2025 13:30

Korabi – KF Laçi  07.12.2025 13:30

Skënderbeu – Pogradeci  07.12.2025 15:30

Besa – Burreli 08.12.2025 13:30

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat