Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” i besohet sërish Ardit Gjebreas

Futboll

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” i besohet sërish Ardit Gjebreas

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 18:17
Pamje

Të hënën e 15 dhjetorit, në Teatrin e Operas dhe Baletit do të zhvillohet Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”.

Për të dytin vit radhazi, ky spektakël madhështor do t’i besohet Ardit Gjebreas, moderatorit dhe kantautorit shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

Gjebrea është producent ekzekutiv i eventit si edhe një nga moderatorët në këtë mbrëmje.

Në krah të tij do të jenë edhe dy moderatoret e njohura, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat