Emri i madh sllovak me deklaratë interesante për Kosovën

Futboll

Emri i madh sllovak me deklaratë interesante për Kosovën

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:25
Martin Dubravka

Reprezentuesi i Sllovakisë, portieri Martin Dubravka, beson e shpreson të arrijnë rezultate sa më të mira me ekipin e Burnleyt.

Portieri i ekipit kombëtar sllovak e pranoi në një intervistë për “TASR” (megjithëse që nga vera luan për ekipin e FC Burnleyt), se ende e ka në zemër ish-klubin e tij Neëcastle United. 

Dubravka do të luftojë me ekipin kombëtar në fund të marsit (26 mars) për një vend në Kampionatin Botëror kundër Kosovës. 

Kjo ndeshje është e gjysmëfinales së play-off-it dhe fituesi i kësaj sfide ndeshet në finale me fituesin Turqi - Rumani.

"Mendoj se Kosova ka cilësinë e saj. Rezultatet e saj në kualifikime flasin vetë.

Sidoqoftë, ne kemi objektivat më të mëdha dhe duam të avancojmë në kampionat", tha Dubravka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat