Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve u bë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Ky rreth i garave do të sjellë ndeshje tejet interesante.
Mbrojtësja e këtij trofeu, Prishtina do të ballafaqohet me Ballkanin, kurse kampionia në fuqi e Superligës,
Drita do të ketë përballë finalistin e vitit të kaluar, Llapin.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt, 2026.
Çiftet e 1/8 së finales
Prishtina - Ballkani
Gjilani - Liria
Feronikeli 74 - Dinamo
Drenica - Ferizaj
Dukagjini - Prishtina e Re
Drita - Llapi
Vushtrria - Vëllaznimi
Trepça 89 - Malisheva