Çeku: Investimet për Lojërat Mesdhetare po vazhdojnë

Futboll

Çeku: Investimet për Lojërat Mesdhetare po vazhdojnë

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 16:16
Kryeministri Albin Kurti, Hajrulla Çeku e Shpejtim Bulliqi

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, sot ka qenë në Podujevë ku u vë gurthemeli i fillimit të punës në stadiumin “Zahir Pajaziti”. 

“Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë po kompletohet. 

Po investojmë 2 milionë euro për rregullimin e tribunave dhe ndriçimit.

Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe bashkëpunëtorë, ishim sot në nisjen e punimeve.

Po punohet në infrastrukturën sportive gjithandej vendit. Investimet për Lojërat Mesdhetare po vazhdojnë”, ka shkruar Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat