Real Madridi me mund të madh eliminon ekipin CF Talavera

Futboll

Real Madridi me mund të madh eliminon ekipin CF Talavera

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Real Madridi me mund të madh është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit në futboll.

Reali ngadhënjeu në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj CF Talavera.

Vendasit treguan maksimumin dhe gati befasuan.

Reali arriti fitore me një penallti dhe autogol ndaj skuadrës së kategorisë së ultë (kategoria e tretë) në Spanjë.

Për Realin shënuan Mbappe (41' - nga penalltia e 88’), Ferrando (45+') dhe për vendasit Arroyo (80') dhe Di Renzo (90+1’).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat