KE miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar

Futboll

KE miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së lidhet me një skemë të re shpërndarjeje të fondit financiar për incentivimin e futbollit të vajzave në të gjithë Shqipërinë.

Ky vendim synon të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në futboll, si edhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për zhvillimin e tyre sportiv.

Skema e re e miratuar ka për qëllim sigurimin e një shpërndarjeje më efektive dhe më të drejtë të fondeve që FSHF akordon për futbollin e vajzave, duke kombinuar Fondin e Solidaritetit të UEFA-s me Fondin e Incentivimit të FSHF-së.

Nëpërmjet këtij kombinimi, synohet një shpërndarje korrekte, transparente dhe e barabartë e incentivave financiare.

Shpërndarja e kësaj incentive do të kryhet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të lojtareve vajza, të federuara pranë ekipeve përkatëse të futbollit të vajzave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat