Ernest Muçi po kalon një moment të jashtëzakonshëm

Futboll

Ernest Muçi po kalon një moment të jashtëzakonshëm

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 12:47
Ernest Muçi

Ernest Muçi po kalon një moment të jashtëzakonshëm, duke konfirmuar formën fantastike me një tjetër gol të shënuar.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Trabzonspori.

Trabzonspori u mposht 4-3 nga Genclebirligi, por Muçi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kontribuoi edhe me një asist. Pavarësisht rezultatit, performanca e tij ishte ndër më të spikaturat në fushë.

Ky ishte goli i 7-të i Muçit në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke shënuar për herë të pestë radhazi.

Me këtë seri ai barazoi rekordin e Paulo Henrique te Trabzonspor, një arritje që nuk ishte përsëritur prej 11 vitesh.

Ai ka shansin e artë, që në ndeshjen e radhës të shënojë dhe të arrijë mrekullinë, pra të jetë i vetëm në këtë rekord..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat