Allegri: Cagliari fushë e vështirë, Fullkrug i gatshëm për të luajtur!

Futboll

Allegri: Cagliari fushë e vështirë, Fullkrug i gatshëm për të luajtur!

Më: 1 janar 2026 Në ora: 19:34
Allegri

Serie A rinis nesër në mbrëmje me ndeshjen interesante mes Cagliari-t dhe Milan-it.

Për të prezantuar këtë sfidë doli sot përballë gazetarëve, trajneri kuqezi, Max Allegri.

“Takimet me Cagliari-n janë gjithmonë ndeshje të vështira. Në fushën e tyre ndeshjet gati gjithmonë kthehen në gjysmë beteja.

Duhet që të tregohemi të aftë në aspektin psikologjik për të përballuar situata të vështira”, tha Allegri.

Sa i përket formacionit trajneri pranoi se blerja e re, Fullkrug do të jetë gati për të luajtur edhe pse ende nuk ka vendosur nëse do të jetë titullar ose jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat