Edhe Granit Xhaka i doli para, mezi e ndalën incidentin! Kush je ti? 

Futboll

Edhe Granit Xhaka i doli para, mezi e ndalën incidentin! Kush je ti? 

Nga: K.Goca Më: 2 janar 2026 Në ora: 13:06
Xhaka me shokë mezi e ndalën portierin Gianluigi Donnarumma

Portieri Gianluigi Donnarumma humbi durimin pas barazimit pa gola (0:0) të Manchester City-t kundër Sunderlandit. 

Portieri i gjatë italian u përfshi në një grindje pas ndeshjes, dhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën pasi portieri i tij i parë u përplas me futbollistin kundërshtar Luke O'Nien.

Edhe kapiteni Granit Xhaka i doli para, mezi e ndalën incidentin!

Donnarumma bëri disa pritje të rëndësishme gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte dukshëm i frustruar që skuadra e tij nuk kishte arritur të siguronte një fitore në garën për titull.

Drejt fundit të ndeshjes, ndërkombëtari italian sulmoi rezervistin e Sunderlandit, O'Nien.

Tensioni vazhdoi edhe pas fishkëllimës, me tifozët vendas që brohorisnin "Kush je ti?" ndaj portierit të Cityt, duke ia përkeqësuar më tej disponimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat