Paraqitje e mirë e Adnan Januzajt, por Sevilla zhgënjen

Futboll

Paraqitje e mirë e Adnan Januzajt, por Sevilla zhgënjen

Nga: K.G. Më: 4 janar 2026 Në ora: 15:53
Adnan Januzaj gjatë ndeshjes me fanellë të bardhë

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit nga minuta e 46-të, përkundër lojës së mirë, nuk e ndihmoi Sevillën që të paktën të mbetet e pamposhtur në vatër të vet. 

Sevilla pësoi humbje para shikuesve të vet me rezultat 3:0 nga Levante, në takimin e javës së 18-të të Kampionatit të Spanjës. 

Losada në minutën e 45+2, Espi në atë të 77-tën dhe Alvarez (90+5'), janë kreatorë të fitores së Levantes.

Romero në minutën e 90+2 humbi penalltinë për Sevillën.

Levante shkaktoi befasi të madhe në fillim të Vitit të Ri dhe njëherësh importoi tre pikë që i japin shpresë për të ikë nga zona e kuqe.

Sevilla renditet në vend të 11-të me 20 pikë e Levante në të 19-tin me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat