Garcia shënon het-trik, Reali nuk tregon mëshirë për Betisin

Futboll

Garcia shënon het-trik, Reali nuk tregon mëshirë për Betisin

Nga: K.G. Më: 4 janar 2026 Në ora: 18:10
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Betisit, në takimin e javës së 18-të të Kampionatit të Spanjës.

Futbollistët e Realit nuk treguan aspak mëshirë për skuadrën nga Sevilla. 

Qysh në minutën e 56-të ishte qartë kur Realii avancoi me rezultat 3:0.

Reali përkundër se ishte pa sulmuesin Kylian Mbappen e lënduar, u tregua shumë i fortë.

Futbollisti Gonzalo Garcia është trim i ndeshjes, duke shënuar het-trik në fitoren e thellë.

Për Realin shënuan Garcia (20', 50' e 82'), Asensio (56'), Fran Garcia (90+3') dhe për Betisin Cucho Hernandez (66').

Barcelona kryeson me 49 pikë dhe Reali është në pozitën e dytë me 45 sosh.

Betisi zë vendin e gjashtë me 28 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat